Praktikë në AMF/ Procedura e aplikimit, punohen 200 më të mirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfshihet në “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës”, në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në funksion të aftësimit të studentëve dhe përgatitjes së tyre për tregun e punës. Më poshtë gjeni njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”. Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun http://praktika.arsimi.gov.al nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

 Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

Të jenë 21-26 vjeç;

Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;

Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë:

CV (jetëshkrim) e aplikantit;

Letra e motivimit.

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, nga data 9 mars – 9 qershor 2020.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat “aftësi të buta” si puna në grup, komunikimi i sigurt, përshtatshmëria në ambientin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.

Lexo edhe :  Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët.

Të fundit

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Lajme të tjera

Web TV