Polici shqiptar në Nju Jork hedh në gjyq shtetin, e hoqën nga puna për besimin fetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marjel Kola po jetonte ëndrrën amerikane. Pasi ndoqi kolegjin në Itali, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 22-vjeçare. Ai iu bashkua Departamentit të Policisë së Nju Jorkut në moshën 33-vjeçare. Ai dhe gruaja e tij kanë shtëpinë e tyre në periferi. Por ëndrra mori fund kur atij iu mohua një përjashtim nga vaksinimi i detyrueshëm për COVID-19.

Kola i përket Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë dhe feja e tij e ndalon atë të punojë në “Sabatin Biblik”, që është e premte në perëndim të diellit deri të shtunën në perëndim të diellit. Që në fillim, NYPD pranoi ‘detyrimin’ e tij fetar dhe shqiptari ua shpërbleu. Kola punoi si polic tranziti në Manhattan për katër vjet e gjysmë duke filluar nga viti 2018 dhe ishte “Polici i muajit” në qershor 2021.

Pasi ka jetuar në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kola flet rrjedhshëm tre gjuhë. Ai ishte i certifikuar nga NYPD në gjuhën shqipe dhe italiane, të cilat departamenti i përdori në favor të tij. Gjatë trazirave në verën e vitit 2020, të gjithë oficerëve të NYPD-së iu kërkua të punonin shtatë ditë në javë. Por Kola i tha shefit të tij se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë gjë.

Kola i tha “The Epoch Times” se ai i tha togerit të tij: Unë e vendosa Perëndinë të parën, puna vjen e dyta. E kërkesa sërish iu plotësua.

Në mars 2020, Kola u infektua me COVID-19 dhe ishte pa punë për tre javë. Gjatë asaj periudhe, Kola – i cili është gjithashtu një vegjetarian – përdori ilaçe natyrale që përfshinin dush të nxehtë dhe të ftohtë dhe ngrënie të hudhrës.  Kur vaksinimi kundër COVID-19 u bë i detyrueshëm, Kola nuk pranoi ta bënte.

Lexo edhe :  “Shpërdorim detyre”, AMP ekzekuton masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjësit e policisë

“Unë besoj në Zot dhe kam besim te Zoti. Pse duhet të vendos diçka në trupin tim që nuk i besoj?,”- tha ai.

Kështu ai u pushua më 17 qershor dhe ngriti një padi menjëherë më pas. Kola nuk e ka idenë nëse do të jetë fitimtar kur të ketë ditën në gjyq.

“Është në dorën e sistemit të drejtësisë; është në dorën e Zotit,”– tha ai.

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV