Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe/ Erdogan i prerë: Do marrim atë që na takon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankaraja nuk heq dorë nga kërkimet për naftë e gaz në Mesdhe. Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.

“Abdylhamid Han” do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë inaugurimit të anijes së re të shpimit në portin e Merinit. Ne do të marrim “atë që na takon”. Anija “Abdylhamid Han” fillimisht do të niset për në rajonin Iskenderun, tha ai. Zona e parashikuar për shpime ndodhet në veri të Qipros jo larg territoreve, për të cilat Turqia grindet me Greqinë dhe Qipron.

Erdogan duke deklaruar, se Turqia ka të drejtën të kërkojë për gaz në territoret që i ka të vetat: “Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndokush.”

Anija “Abdylhamid Han”, sipas tij, është një “Simbol për vizionin e ri të Turqisë në sektorin e energjetikës”, tha Erdogan në Mersin. Sipas mediave turke anija e emërtuar sipas njërit prej sulltanëve osmanë fillimisht do të kërkojë për gaz deri më 7 shtator.

Grindje e vazhdueshme mes fqinjëve në lindje të Mesdheut Konflikti për rezervat e gazit rëndon prej vitesh ndër të tjera marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Më 2020 të dy vendet për pak sa nuk u përplasën ushtarakisht, kur anija turke e shpimeve “Oruc Reis” nën eskortimin e anijeve luftarake ndërmori udhëtimet në kërkim të burimeve të gazit në jug të ishullit Rhodos. Marina greke u mobilizua. Vetëm pas largimit të “Oruc Reis” nga territoret e diskutueshme gjendja u qetësua.

Lexo edhe :  Aplikacioni WhatsApp ndërpritet për disa përdorues

Greqia akuzon Turqinë, se po kryen hulumtime në mënyrë tërësisht ilegale. Qeveria në Ankara i hedh poshtë akuzat dhe mbron pozicionin, se kërkimi i gazit është konform ligjit, pasi ujërat ku operohet shtrihen në harkun tokësor turk. Si Greqia dhe Qiproja si vende anëtare të BE-së, ashtu edhe Turqia kanë pretendime ndaj rezervave të gazit të zbuluara në tabanin e detit në lindje të Mesdheut.

Të fundit

Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të...

Djali 3-vjeçar humbi jetën pas helmimit, motra e tij del nga reanimacioni pas 10 ditësh

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve ka arritur që t’i shpëtojë vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive ne Reanimacionin...

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin...

Gjermani, rruga e gjatë deri te patenta e shoferit, ja vështirësitë

Pothuajse çdo i dyti kandidat në autoshkolla bie në provimin e testit në Gjermani. Një në tre nuk e kalon testin në automjet. Tani...

Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, ja për çfarë dyshohet

Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin...

Lajme të tjera

Web TV