Një humbje jete! Bilanci i COVID-19: Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë rikthyer humbjet e jetëve në vend nga COVID-19. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 806 raste dhe një qytetar ka humbur jetën.

Sakaq janë shëruar 703 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Njoftimi i MSH:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2418 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 957 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 48 në Lushnje, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.

Lexo edhe :  Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Janë 6,927 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,145 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 957
Të shëruar në 24 orë 1010
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2418
Testime totale 1,933,745
Raste pozitive 318,638
Raste të shëruara 308,145
Raste Aktive 6,927
Humbje jete 3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,357
Fier 751
Durrës 565
Vlorë 458
Gjirokastër 338
Elbasan 337
Korçë 277
Lezhë 222
Shkodër 219
Berat 204
Dibër 154
Kukës 45

Të fundit

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Uraniumi iranian i shpëtoi sulmeve! Ajatollahët e fshehën në laboratorë të rinj sekretë

Dyshimet janë kthyer në siguri. Thesari radioaktiv i ajatollahëve – plot 408.6 kilogramë uranium i pasuruar në nivelin 60 për qind, pra shumë pranë...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV