Balluku: Projektet e reja në Durrës do t’i japin një zhvillim të madh ekonomik vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, foli për portin e ri të Durrësit.

Balluku tha se Porti i ri do t’i japë Durrësit por edhe Shqipërisë një rritje të madhe ekonomike dhe një zhvillim zonës. Sipas saj numri i lartë i turistëve e bën të domosdoshëm pasjen e një porti të ri, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë por edhe rajonit.

“Sa i përket ekonomisë, ekonomia do të sjellë një shpërthim në atë zonë, jo vetëm për ndërtimin e kësaj balline ujore, por edhe për marinën që do të ndërtohet në portin e Durrësit. Para se të niste ky projekt ne kemi patur shumë ankesa nga qytetarët sa i përket ndotjes akustike. Një port i ndërtuar shumë herët kur qyteti nuk kishte këtë zhvillim, nuk kishte kaq shumë turistë, duke marrë parasysh të gjitha ankesat, ne kemi vendosur para se ky projekt të niste që Porti i Durrësit të zhvillohej në një zonë industriale, që të kishim një port modern që t’i përgjigjet kërkesave jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit. Kompania holandeze është në hapat e prezantimit të një projekti të madh”, tha Balluku.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV