Pas 24 orësh kërkime, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 14-vjeçarit në lumin Seman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rreth 24 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman.I mituri ishte zhdukur prej paradites së djeshëm. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Më shumë se 10 vite edhe vëllai i tij, atëherë në klasën e parë, është mbytur.

“Ishte në klasë të 9-të. Fëmija e dytë e familjes që mbytet. para 12 vitesh iu është mbytur fëmija tjetër. Babai s’ka një vit që i ka vdekur.Janë tëvarfër, edhe banesën bashkia ia ndërtoi. Pësoi të njëjtin fat si fëmija tjetër. Edhe ai është mbytur duke lozur. Kishte lënë shapkat dhe po lozte me bidona uji në lumë. Të njëjtin fat kishte edhe i vëllai”, tha një banore.

Babai i 14-vjeçarit ka ndërruar jetë nga Covid disa kohë më parë. I mituri dilte për peshkim për të mbajtur familjen, nën dhe motrat e tij pasi ndodhej në kushte të vështira ekonomike.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV