Gjermani, 31 të plagosur nga përplasja e karuselëve në parkun “Legoland”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy slita rrëshqitëse janë përplasur sot në një park gjigant argëtimi në qytetin jugor të Gjermanisë, Gunzburg, duke lënë të plagosur të paktën 31 persona .

Sipas raportimeve, slita e parë u ndal në mënyrë të menjëhershme dhe e dyta pas saj vinte me shpejtësi, duke u përplasur fuqishëm me të.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe tre helikopterë u gjendën brenda pak minutash në parkun “Legoland”. Të plagosurit janë dhjetë fëmijë, një adoleshent dhe 20 të rritur.

 

 

 

 

Sipas Kryqit të Kuq të Bavarisë (BRK), një pasagjer madje është në rrezik serioz për jetën pasi ka marrë plagë në zonën e kraharorit. Edhe 15 persona të tjerë u plagosën aq rëndë sa u dërguan në spital për trajtim të specializuar.

“I vetmi tren që ndaloi siç duhet nuk ndaloi në zonën e stacionit ku njerëzit normalisht hipnin apo zbrisnin, por pak a shumë në katin e parë, si të thuash, dhe si rrjedhojë treni i dytë u ngjit nga pas. Fat i madh është që treni nuk doli nga shinat dhe asnjë person nuk ra nga lartësia”, tha zëdhënësi i policisë Geissler.

Parku argëtues fillimisht mbeti i hapur pavarësisht aksidentit, madje shumë vizitorë as që ishin në dijeni të aksidentit.

 

 

Një baba që ndodhej në parkun argëtues në momentin e aksidentit tha për mediat se “ne nuk vumë re asgjë, por morëm një e-mail që na pyeste nëse ishim të përfshirë në ngjarje”.

Lexo edhe :  Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Një familje nga Bambergu në Frankoninë e Epërme u informua gjithashtu nga miq të shqetësuar që kishin dëgjuar për aksidentin nga media. “Ne e morëm vesh vetëm kur na thirrën për të parë nëse ishim mirë. Nuk pamë asgjë, ishim në anën tjetër”.

Ka pasur ndalim për hyrjen e gazetarëve dhe aksidenti mund të raportohej vetëm nga larg. Javën e kaluar, një grua 57-vjeçare vdiq pasi u rrëzua nga një slitë në Kloten, Gjermania jugperëndimore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të fundit

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

Lajme të tjera

Web TV