Mauro Icardi drejt Stambollit, sulmuesi nuk ka më vend në Paris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi Maueo Icardi është pranë transferimit në Turqi, ku do të luajë me skuadrën e Galatasaray.

Lajmin e ka konfirmuar “TyC Sports”, sipas së cilës sulmuesi argjentinas do të transferohet në Stamboll, duke mbyllur aventurën me PSG. Ideja e skuadrës turke është ajo e afrimit të Icardi në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti.

Sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Galtier, që e ka dërguar lojtarin të luajë me skuadrën e dytë të PSG-së, në kategorinë e pestë franceze.

Sulmuesi 29-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e PSG-së dhe pas një viti vlera e kartonit të tij do të jetë me e lirë. Gjithsesi, PSG kërkon ta largojë lojtarin duke e shitur 100% kartonin e tij edhe pse kjo duket e vështirë për momentin.

Galatasaray është gati t’i plotësojë dëshirat sulmuesit, duke e bërë “sulltan” në Turqi, ndërkohë që në Stamboll do të zbarkonte edhe Wanda Nara, bashkëshortja e tij.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Lajme të tjera

Web TV