Qytetari shqiptar gjen portofolin me euro dhe ia kthen pronarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për t’i kthyer te pronarët e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dje (me datë 10.08.2022), qytetari Valdrin Fazliu në një vend parkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale.

“Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni t’i ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa sot (me datë 11.08.2022), gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave. Pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është në proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, këto gjeste të qytetarëve janë shembuj të qytetarisë dhe humanizmit por njëkohësisht tregojnë besueshmërinë që policia ka te qytetarët.

Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV