Ndalimi i vizave për rusët, Zelensky: Mos e bëni Evropën si supermarket ku hyn kushdo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A duhet të ndalohen vizat Shengen për shtetasit rusë së shpejti? Kjo kërkesë po dëgjohet gjithnjë e më shumë në vendet e BE, ndërsa mijëra turistë rusë po e shfrytëzojnë Finlandën si vend tranzit drejt Perëndimit.

Në fund të gushtit do të trajtohet kjo çështje në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë. BE-ja ka 27 shtete anëtare, jo të gjitha i përkasin zonës Shengen. Katër vende – Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – japin viza Shengen ndonëse nuk janë në BE.

Sakaq, vetë Presidenti i Ukrainës u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të ndalojnë dhënien e vizave për shtetasit rusë në mënyrë që blloku të mos bëhet si supermaket me dyer të hapura për këdo që ka mjete për të hyrë.

Sipas propozimit të kreut të shtetit propozimi nuk duhet të zbatohet për rusët që janë në rrezik për lirinë ose jetën e tyre nga politikat e Kremlinit.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos përdorin viza Shengen. Evropa nuk mund të kthehet në një supermarket ku mund të hyjë kushdo. Kufizimet e vizave për qytetarët rusë janë të drejta. Të gjithë mbrojtësit e vlerave evropiane duhet të këmbëngulin për to”, shprehet Zelensky.

Zelenski kërkoi ndalimin e vizave në një intervistë për Washington Post javën e kaluar, duke thënë se rusët duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre.

Letonia, Lituania dhe Republika Çeke kanë ndaluar tashmë lëshimin e vizave për shumicën e rusëve, ndërsa Finlanda dhe Estonia së fundmi kërkuan që BE-ja ta ndërmarrë këtë vendim në unision.

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV