Masakra me 10 të vrarë/ Nga 1992 e deri më sot, ja vrasjet më tronditëse në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masakra e ndodhur ditën e djeshme në Mal të Zi ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë para se të eliminohej edhe ai është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e këtij vendi.

Mirëpo, ndër vite, ka patur masakra, vrasje, tragjedi që rëndojnë ende sot në kujtesën e vendit fqinj.

30 vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviç, vetëm 22 vjeç ekzekutoi 9 fshatarë në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja, ku më pas u vra edhe vetë autori i ngjarjes. Një vit më vonë, në Çokrije në komunën e Bjelopoljes, 14-vjeçari Momçilo Ceroviç vrau familjen e tij, prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën trevjeçare dhe më pas u vetëvra. Një krim tjetër ndodhi në Bijelo Polje në vitin 1993, kur Novo Soshiç, 44 vjeç eliminoi katër anëtarë të familjes në shtëpinë e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç dhe vetëm një djalë 11-vjeçar mbijetoi.

Srgjaan Stamenkoviç nga Nishi dhe pesë persona të tjerë vdiqën në vitin 2001 në Berane në shpërthimin e planifikuar të një ndërtese trekatëshe në qendër të qytetit, shkruan Vijesti.

Stamenkoviç e solli eksplozivin në çantë me urdhër të 34-vjeçarit Zoran Stevançeviç nga Beogradi, i cili u arrestua dy muaj pas krimit.

Në vitin 2006, në natën e Vitit të Ri, Milan Zekoviç vrau një familje prej 5 anëtarësh në shtëpinë e tyre në Zelenica afër Herceg Novi. Mes të vrarëve ishin edhe tre djem të moshës 12, 10 dhe 6 vjeç.

Ish-polici Slavko Miloviç nga Andrijevica vrau tre persona në Rijeka Marseniç në vitin 2012, ai ekzekutoi vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën, dhe më pas u vetëvra.

Lexo edhe :  Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

 

Të fundit

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Lajme të tjera

Web TV