Që nga fillimi i luftës, Amerika e ka ndihmuar Ukrainën, me paketa ndihmash, por dhe armë, në luftën kundër Rusisë.
Ndër të tjera ajo ka dërguar raketahedhës të tipit Himars, të cilat ushtria ukrainase i konsideron veçanërisht efektive në luftën kundër trupave pushtuese ruse, siç njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Megjithahtë, tani të gjithë po flasin për raketën “misterioze”.
Analistët ushtarakë janë duke folur nga dita në ditë për raketën e re që ka marrë në përdorim Ukraina, e cila është e aftë të shkatërrojë objektiva deri në 300 kilometra larg. Mendohet se këto sisteme anti-ajrore ruse janë shkatërruar pikërisht me këtë raketë, e cila merr sinjalin nga radari i tyre dhe automatikisht orientohet në drejtim të sistemeve duke i shkatërruar ato.
Bëhet fjalë për raketën amerikane AGM-88, të cilën teknikët ukrainas e bënë të mundur që të lëshohej edhe prej avionëve të bllokut të lindjes siç janë Mig-29.
Edhe pse prodhim i 40 viteve më parë, raketa funksionon shumë mirë kundrejt objektivave ushtarake siç janë sistemet anti-ajrore, të cilat janë të projektuara të mbrojnë bazat prej sulmeve me avionë apo raketa.
Sa i përket ukrainasve, ajo lëshohet nga një avion në një lartësi të caktuar dhe më pas orientohet vetë duke marrë sinjalin prej vetë sistemeve anti-ajrore të rusëve, të cilat më pas shkon dhe i shkatërron.