Leku fut në sherr çiftet shqiptare, konfliktet financiare shkak për divorc

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është aq shpesh e dëgjuar sa tradhtia, mirëpo në Shqipëri, paraja është një shkak gjithnjë e më shumë në rritje për divorc.

Duket si utopike, por fenomeni i tradhtisë financiare është i përhapur edhe në vendin tonë.

Siç shkruan Monitor, sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit.

Shkenda Lila, detektive, pohon për “Monitor” se pas tradhtisë, arsyeja e dytë e rasteve më të shpeshta viteve të fundit, janë për zbulim shpenzimesh nga partnerët kryesisht, që nuk kanë besim ose kanë indicie për pabesi financiare nga bashkëshortët.

Fshehja e informacioneve financiare mes një raporti mund të jetë një formë kontrolli, pasi një person kërkon të dominojë vendimet e marrëdhënies, duke fshehur informacionin kryesor.

Mund të jetë gjithashtu komunikim i dobët rreth parave, i ndërthurur me turpin e borxhit, duke gërryer besimin mes partnerëve.

Dhe sigurisht që mund të nxitet nga gënjeshtra të tjera: Varësia ndaj lojërave të fatit ose drogave është e vështirë për t’u zbuluar dhe asnjëra nuk është e lirë. Por gjithnjë e më shpesh, sipas Aljona Jonuzaj, psikoterapiste, e cila punon me çifte, paratë thjesht “largohen apo fshihen”.

Të gjithë e dinë tradhtinë fizike dhe emocionale, po ajo financiare? Ekziston gjithashtu: është një gënjeshtër për një partner ose bashkëshort për paratë. Mund të jetë fshehja e blerjeve, shpenzimeve ose borxheve, një hua sekrete, ose një llogari tjetër që gruaja/burri nuk e di.

E marrë në një këndvështrim në të gjithë shoqërinë shqiptare, për sociologen Marsida Simo, tradhtia financiare, ose pabesia financiare, është pasojë e disa faktorëve. Një tjetër arsye se pse ndodh pabesia financiare është prej faktit se çështja e parave në përgjithësi është e vështirë për t’u diskutuar, sidomos në fillimet e një marrëdhënie në çift. Më pas, gjërat bëhen edhe më të vështira derisa vijojnë me konflikte dhe mosmarrëveshje. Madje disa çifte zgjedhin mes palëve, se cili do të jetë menaxhuesi i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Lexo edhe :  “Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

 

 

Të fundit

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV