Vrau kolegen në xhirimet e filmit, FBI: Alec Baldwin gënjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e kaluar sheshxhirimi i filmit “Rust” u kthye në skenë krimi në realitet, pasi Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës,dhe vrau kineasten Halyna Hutchins. Aktori qëlloi aksidentalisht Hutchins ndërsa ata po xhironin filmin në tetor 2021, por gjithmonë pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.

Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr fizikisht këmbëza. Gjetjet janë shqyrtuar nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të Nju Meksiko dhe një raport i mëtejshëm e ka klasifikuar ngjarjen si aksident.

“Vdekja u shkaktua nga një plagë me armë zjarri në gjoks”, thuhet në raport. “Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë në shesh.”

Aktori besonte se arma që i ishte dorëzuar teksa ishte gati të filmonte një skenë në setin e filmit, ishte një “armë e ftohtë”. Në një intervistë televizive, aktori tha se “do të bënte çdo përpjekje për të zhbërë atë që ndodhi”, por nuk ndihet fajtor për të shtënat.

 

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV