Nis faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta, Kushi thirrje prindërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë, thuajse të gjitha shërbimet onliine të portalit qeveritar e-albania, u rikthyen në funksion të plotë.

Ndaj në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar të gjithë prindërit se ditën e nesërme do të nisë faza e dytë e regjistrimit në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.

Kushi shkruan se kjo fazë do të zgjasë nga data 15 deri në 25 gusht dhe shprehet se regjistrimi do të bëhet vetëm online. Ministrja po ashtu thekson se prindërit që kanë nevojë do të ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë.

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese”, shkruan Kushi.

Kujtojmë që viti i ri shkollor nis më 12 shtator.

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Lajme të tjera

Web TV