“Jetën ose lekët”, 3 të rinj dhunojnë 20-vjeçarin në Elbasan, i marrin dy mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçar është dhunuar nga tre të rinj, të cilët më pas i kanë marrë një shumë prej 2000 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan. Burime policore bëjnë me dije se tre të rinjtë, të cilët janë arrestuar, kanë kanosur me jetë 20-vjeçarin.

Tre persona të tjerë janë vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R”, thuhet në njoftimin e bluve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do...

“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi...

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund...

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Lajme të tjera

Web TV