Ushqime për të prekurit e tërmetit, AKU kthen mbrapsht 385 kg produkte!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi prej 385 kg produkte ushqimore të cilësuara si ndihma humanitare, të cilat vinin nga Mal i Zi, janë ndaluar nga Drejtoria e Rajonale e AKU-së, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Destinacioni i këtyre ndihmave mësohet se ishte qyteti i Durrësit dhe se këto pako me ndihma ishin të destinuara familjet që kanë pasuar dëmi nga tërmeti!

Ndalimi i ndihmave u bë pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë këtyre produkteve iu kishte mbetur afat përdorimi, më pak se gjysma e jetëgjatësisë së deklaruar në etiketë. Në një njoftim zyrtar u bë me dije se: Pas kontrollit fizik të bërë nga trupa inspektuese, këto produkte ushqimore: çaj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, lëng frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, konfleksa “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020.

Këto produkte rezultuan në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë.

Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakordësi edhe të subjektit importues. Po ashtu mësohet se edhe mallrat e tjera kishin  datë skadencë të afërt ku me sa duke pritja e grumbullimit të sa më shumë ndihmave ka bërë që ushqimet t`i afrohen datës së skadencës!

Të fundit

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me 50.5% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Lajme të tjera

Web TV