Rrufeja shkrumbon banesën në Dimal, shpëtojnë mrekullisht familjet

Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal. Banesa është përfshirë nga flakët pasi është goditur nga rrufeja në fshatin Drenovicë.

Në momentin e përhapjes së zjarrit në banesën e vëllezërve Golemi, pjesëtarët e dy familjeve kanë qenë në katin e parë.

Ata kanë arritur të dalin nga godina pa pësuar lëndime, të ndihmuar edhe nga fqinjët e tyre.

Zjarri tashmë është lokalizuar dhe flakët e zjarrit janë shuar plotësisht por banesa ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë i cili është djegur pothuajse plotësisht.