Thatësira në Evropë, më e rënda ndonjëherë! Ja cilat janë vendet më të goditura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Evropian mund të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2018-të, e cila tashmë ishte përcaktuar si “një nga më të këqijat e regjistruara ndonjëherë”. Kjo u bë e ditur nga një zëdhënës i Komisionit të BE-së, i cili specifikoi se mbledhja e të dhënave “është ende në progres” dhe se vlerësimet e sakta do të jenë të mundshme vetëm më pas.

Shifrat e fundit nga Observatori Evropian i Thatësirës (EDO) tregojnë se rreth 45 për qind e territorit të bllokut është në kushte paralajmëruese – e dyta nga tre kategoritë e thatësirës – në 10 ditët që çojnë deri në 20 korrik.

Më shqetësuesja është se 15 për qind e tokës ka kaluar në gjendjen më të rëndë të “alarmit”, çka do të thotë se jo vetëm po thahet toka, por po vuajnë edhe bimët dhe të mbjellat.

Italia është një nga vendet më të goditura nga thatësira aktuale, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat përreth lumit Po, i cili përbën më shumë se një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.

Në Zvicër, Shoqata e Peshkimit ka deklaruar se peshqit po ngordhin me përmasa historike dhe druhet se shumë lloje mund të zhduken përgjithmonë.

Ndërkohë, lumi i dytë më i madh i Evropës, Rehni, vazhdon të thahet me nivelet e ujit që janë ulur në minimum, duke prekur arteriet kryesore të nevojshme për transport. Aktualisht anijet në lumë qarkullojnë ende, por shumica e tyre me ngarkesa të vogla.

Gjithashtu, hapësirat e gjelbra të thata në Berlin ilustrojnë atë që ambientalistët thonë, se një pjesë e madhe e Gjermanisë është përfshirë nga “thatësira ekstreme”, ose nga “thatësira e jashtëzakonshme”.

Franca ka ngritur një ekip krizash për t’u përballur me thatësirën e saj më të madhe në histori, e cila ka lënë fshatrat e djegura pa ujë të pijshëm, ku në disa rajone ka rënë vetëm 2 herë shi në tre muaj. /REL/

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV