Synimi i radhës? Elon Musk ‘trazon’ botën sportive: Do të blej Manchester United!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket sikur ka gjithçka, por Elon Musk nuk ngopet kurrë…

Miliarderi i Tesla-s, elektrizoi debatin për të ardhmen e Manchester United duke pretenduar në Twitter se ai ishte duke blerë klubin e “Djajve të Kuq’ që është duke hasur në vështirësi në nisje të sezonit të ri në Premier League.

Njoftimi erdhi pas një sërë postimesh në Twitter, në të cilat shefi i Teslas-s bënte shaka për përkatësinë e tij politike, kështu që nuk është e qartë nëse kjo është një tjetër shaka e njeriut më të pasur në bote.

“Për të qenë i qartë, unë mbështes të majtën e Partisë Republikane dhe të djathtën e Partisë Demokratike. Gjithashtu, unë jam duke blerë Manchester United”, tha ai.

elo

Por, postimi që ndezi rrjetin nga ana e Musk duket se ka qenë pjesë e një “shakaje”. “E ke seriozisht?” pyeti një nga ndjekësit e tij, të cilit Musk iu përgjigj duke thënë: “Jo, kjo është një shaka në Twitter. Nuk po blej asnjë ekip sportiv”.

Edhe pse në një postim vijues Musk shtoi: Megjithëse, nëse ndonjëherë do të blija ndonjë ekip, do të ishte Manchester United. Është ekipi im i preferuar që kur isha fëmijë.

Musk kishte premtuar gjithashtu se do të blinte Twitter për 44 miliardë dollarë përpara se marrëveshja të dështonte në korrik, dhe gjithashtu është mburrur për kolonizimin e Marsit dhe rritjen e lindjeve në Tokë.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV