Rritet sërish çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje në treg, ku nga dita e sotme do të shitet me 227 lekë/litri, e cila pëson një rritje prej 6 lekësh, nga 221 lekë që u vendos më 11 gusht.

Benzina ka pësuar një ulje me 1 lekë litri, pasi do të tregtohet me 201 lekë nga 202 që ishte, si dhe gazi u ul me 2 lekë. Bordi i Transparencës ka bërë me dije gjithashtu se çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë.

Bordi i Transparencës në datë 17 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️ Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Në këtë kuadër Bordi thekson se:

Lexo edhe :  Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

i. Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursen e mesdheut. Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin.

ii. Nga Vendimi i fundit i Bordit Nr. 45, Prot, datë 11.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 10.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:

Datë 11.08.2022: Benzina 10 ppm +29 USD/ton; Gazoili 10ppm +42 USD/ton
Datë 12.08.2022: Benzina 10 ppm + 6 USD/ton; Gazoili 10ppm + 66 USD/ton
Datë 15.08.2022: Benzina 10 ppm – 5 USD/ton; Gazoili 10ppm + 41 USD/ton
Datë 16.08.2022: Benzina 10 ppm -20 USD/ton; Gazoili 10ppm +40 USD/ton

iii. Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit.

Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.

Të fundit

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Lajme të tjera

Web TV