Autostradë Prizren-Tetovë, Kurti entuziasmon shqiptarët në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Albin Kurti ka bërë me dije se qeveria e tij do të punojë për ndërtimin e autostradës që lidh Prizrenin me Tetovën. Kryeministri i Kosovës e konsideroi të domosdoshme lidhjen me qytetin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Deklarata e Kurtit është përshëndetur dhe është pritur me entuziasëm nga shqiptarët në Tetovë. Qyteti ka mbetur i izoluar dhe nuk ka asnjë lidhje të shpejtë me autostradë me Kosovën apo Shqipërinë.

Në të kaluarën ka patur projekte që synin të lidhin dy qytetet shqiptare. Aktualisht duhen të paktën 3 orë për të mbërritur nga Tetova në Prizren, ndërsa lidhja me autostradë do e shkurtonte distancën në 40 minuta rrugë.

Sipas shifrave jo-zyrtare në Tetovë raportohet se jetojnë rreth 180 mijë njerëz, ku mbi 70% e tyre i përkasin kombësisë shqiptare.

Të fundit

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Temperatura ekstreme në të gjithë vendin, ja 3 qarqet me rrezikshmëri shumë më të lartë

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të...

Lajme të tjera

Web TV