Ulërima dhe panik/ 15-vjeçari hap zjarr brenda qendrës tregtare në Suedi, ka të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sulm me armë është regjistruar brenda një qendre tregtare në Suedi, në qytetin e Malmos.

Mediat vendase raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, një burrë dhe një grua të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Oficerët e policisë rrethuan ndërtesën dhe hynë të armatosur në godinë menjëherë pasi u ngrit alarmi.

Sipas informacioneve paraprake një15-vjeçar, i dyshuar si autori i ngjarjes është arrestuar. Jashtë qendrës tregtare ka shumë të rinj, të cilët tregojnë se si panë oficerët e policisë që vinin duke vrapuar të armatosur dhe se si qindra njerëz vrapuan nga qendra tregtare.

Po ashtu, në vendngjarje kanë shkuar dhe përforcime policore nga Helsinborgu.

Të fundit

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar,...

Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

25 korrik 2000 - Fluturimi 4590 Nga Leonard Veizi Ishte kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe rrëqethësisht i shpejtë. Quhej “Concorde”. Dhe për mbi 30 vjet...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe...

Lajme të tjera

Web TV