Meta paralajmëron zgjedhje të parakohshme dhe koalicion me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë dje në një konferencë për shtyp ku ka folur për ligjin e PS kundër tij. Meta ndihet i qetë, ndërsa ka thënë se e argëton nisma “anti-Meta”. ai ka përgatitur shqiptarët se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme. Meta i ka thënë publikisht Ramës se do të kthehjë çdo para që ju ka marrë shqiptarëve

Opozita pretendon se në shtator do të ketë një rokadë qeverie. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se do të bëjnë çdo gjë që të ketë zgjedhje të parakohshme, përpara atyre vendoreve, që pritet të jenë në prill të vitit të ardhshëm. Ish-Kreu i Shtetit premtoi se do të vendoset rendi kushtetues në Shqipëri, që sipas tij “e ka shkatërruar kryeministri aktual dhe ai në largim, Edi Rama”. Sa i takon koalicionit me Sali Berishën, Meta u shpreh i gatshëm për çdo bashkëpunim me forca opozitare me qëllim që pushteti t’i kthehet qytetarëve. “Kjo padyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj, aq më tepër kur jemi në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar. Unë i ftoj të gjithë opozitarët, PD dhe forcat e tjera të forcojnë monitorimin ndaj bashkive, investigimin, denoncimin. Kudo ka afera të ngjashme, sic është kjo e inceneratorëve. Ne do të bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare për t’ja kthyer pushtetin qytetarëve. Përshëndes idenë e primaren që ka futur Berisha në rastin e koalicionit kjo do të ishte një ide e mirë për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës. Kanë shpallur procesin e falimentimit të gjitha bashkive dhe kur shpallin falimentin si bashkia e Kavajës, kuptoheni cdo të thotë kjo për shumë bashki të tjera periferike në vendin tonë. Do të bashkëpunojnë më mënyrë transparencë. Për ne ka rëndësi që qytetarët të marrin pushtetin vendor, është shumë i rëndësishëm pushteti qendror dhe për këtë do të bëjmë cdo gjë që kjo të ndodhë para zgjedhjeve vendore dhe të vendoset rendi kushtetues në Shqipëri, ku dihet që shkatërruesi i këtij rendi është kryeministri aktual dhe në largim Edi Rama”, u shpreh Meta.

Lustracioni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pranoi se drafti paraprak i socialistëve për Lustracionin është në thelb një nismë kundër tij. “Ju e dini fatin e gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë. Dhe më argëton kjo nismë e re, për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të Kryeministrit aktual dhe në largim, për të ecur edhe më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar, por shumë të vonuar, për arsye të cilat ju i dini shumë mirë dhe që kishin të bënin me faktin se deri para një viti ai kontrollonte tërësisht opozitën në vend”, tha Meta në një konferencë për mediat. Këtë veprim të mazhorancës ish-presidenti e cilësoi si paralajmërim të fundit të Kryeministrit Rama. “Absolutisht do t’ia japim të gjithë kënaqësinë, çdo ligj që ai do të bëj, kundër Metës, kundër Berishës, çdokujt që është në opozitë të vërtetë, ne do t’ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që ai nuk e shmang dot dhe që ka përfunduar një herë e përgjithmonë është që ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që i ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak”, tha Meta.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Situata ekonomike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë me gazetarët, ku që në nisje shprehu shqetësim për situatën ekonomike në vend. Meta tha se tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ndërsa ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, teksa shtoi më tej se “ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën”. “Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt kolapsit të plotë të situatës ekonomike dhe sociale. Borxhi publik që është ende i paqartë për shkak të mungesës së transparencës së qeverisë, tani rrezikohet nga faktorë të rinj, rritja e normës së interesave dhe rifinancimit. Banka Kombëtare është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar që procesi mund të vijojë më tej”, tha ai. Sipas Metës, rritja e çmimeve galoponte po e çon në një kolaps edhe më të madh të ekonomisë kombëtare dhe familjare. “Tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ku importet shënojnë rënie vjetore, me ndikim serioz të naftës e drithërave, në 7 mujorin e parë të këtij viti, kemi importuar 20% më pak minerale dhe lëndë djegëse, një faktor tjetër shumë shqetësues është rënia e fortë në sasi që kanë pësuar plehruesit për bujqësinë, 62% më pak se një vit më parë. Ky kolaps ndodh se çmimi është 200-300% më i lartë se një vit më parë. Ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën”, u shpreh Meta.

Të fundit

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV