Kukësi dhe Tirana ndahen në barazim, tifozët e Kukësit i japin “lamtumirën” Seferit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar 1-1 sfida mes Kukësit dhe Tiranës në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Abisnet Superiore.

Ndeshja u hap me gol për verilindorët pas vetëm 3 minutash lojë, kur Daci realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Tirana nuk u dorëzua dhe gjeti golin me Xhixhën në minutën e 56′.

Kujtojmë që vendasit ngelën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të autorit të golit, Daci në minutën e 71′.

Në ndeshjen e radhës, Tirana luan në transfertë ndaj Egnatias, ndërsa Kukësi sfidon në Loro Borici Vllazninë.

Gjatë ndeshjes nuk munguan dhe episodet, ku tifozët kuksianë e përshëndetë me një shishe kokës golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, Taulant Seferin.

Në ndeshjen e parë sezonale që është edhe e fundit për bomberin bardhebu, në minutën e 90 një shishe e lëshuar nga shkallët e arenës kuksiane shënjestroi sulmuesin e Kombëtares që largohet nga Shqipëria me këtë kujtim të veçantë.

Shikoni momentin kur Seferi evitoi më të keqen duke ia hedhur paq në fund të ndeshjes Kukësi-Tirana.

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV