Boks/ Joshua vs Usyk 2, sot është ndeshja e revanshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e madhe erdhi. Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të ngjiten sot në ring për duelin e revanshit, ku në lojë do të jenë titujt botërorë të peshave të rënda IBF, WBA, WBO që aktualisht mbahen nga ukrainasi, por gjithashtu edhe titulli “The Ring” i mbetur vakant pas tërheqjes së Tyson Furyt.

Boksierët dje u vendosën përballë njëri-tjetrit për herë të fundit gjatë peshimit, para se të matin forcat në ring.

Pavarësisht se mendohej se Usyk do të shtonte kg për këtë duel, të dy boksierët do të kenë diferenca të ngjashme me ndeshjen e shtatorit të kaluar.

Kështu, të dy u ngjitën dje në peshore në Jedah të Arabisë Saudite, teksa Joshua peshonte 110 kg, pra 4 kg më shumë se në duelin e parë, ndërsa Usyk 100 kg, 3 kg më tepër se në sfidën e parë.

Pas peshimit boksierët patën një konfrontim sy më sy me njëri-tjetrin dhe pavarësisht thirrjeve të shumta nga promotori Eddie Hearn për t’u kthyer dhe për t’u përballur me turmën, të dy burrat vazhduan të shikonin njëri-tjetrin.

Për Joshuan, ky është një shans i madh për t’u bërë tri herë kampion bote në peshat e rënda dhe potencialisht për të siguruar një duel shumë fitimprurës kundër kampionit botëror të peshave të rënda WBC, Tyson Fury, edhe pse ky i fundit aktualisht ka njoftuar tërheqjen.

Por britaniku nuk do ta ketë aspak të lehtë, përkundrazi, është Usyk ai që shikohet si favorit, pas atij triumfi dominues një vit më parë në stadiumin e Tottenhemit. Usyk regjistron 19 fitore në po kaq ndeshje në boksin profesionist, 13 nga të cilat me KO.

Lexo edhe :  Ditë vendimtare për të ardhmen, Milani cakton takimin me Igli Taren

Ndërsa Joshua numëron 24 fitore (22 me KO) dhe 2 humbje. Për sa i përket orarit për duelin e sotëm në Jedah, ndeshja pritet të nisë rreth orës 23:00.

BASTET – Oleksandr Usyk konsiderohet si favorit për triumfin edhe nga kompanitë e basteve. Kështu suksesi i 35-vjeçarit ukrainas llogaritet me koeficient 1.5, kundrejt koeficientit 2.6 për fitoren e Joshuas.

Ndërkohë, një fitore me KO nga Usyk kuotohet 2.5, ndërsa e britanikut 3.5. Për sa i përket suksesit me pikë, fitorja e Usyk llogaritet 3.1, ndërsa e Xhoshuas 7.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV