I morën jetën për një vend parkimi, dy vëllezërit Tarja me lot në sy kërkojnë falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, të cilët akuzohen për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj.

Dy vëllezërit Tarja janë ndaluar dy ditë më parë për ngjarjen e ndodhur për shkak të një parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41-vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena. Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .

Sot në masën e sigurisë të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18-vjeçari Xhoi Tarja.

Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18-vjeçarit ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja.

Xhoi ka goditur me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, duke i marrë jetën.

Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja:

Ka qenë ora rreth 18:30 kur në lagjen Nr.1 të qytetit, shtetasi Klodian Bakiaj është përfshirë në një konflikt me një 24- vjeçar, banues në Laç, por kamerier në qytetin e Sarandës gjatë sezonit veror.

Sherri ka nisur kur 41-vjeçari ka parkuar automjetin e tij para lokalit ku punonte i riu nga Laçi. Në konflikt e sipër për atë që lidhje me parkingun, i riu Xhanelo Tarja ka qëlluar me thikë në zemër 41-vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë për në spitalin e qytetit, Bakiaj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. I riu njihej si djalë i sjellshëm në zonë dhe pa probleme.

Lexo edhe :  Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç. Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, sqaroi Policia.

Disa orë pas ngjarjes, policia lokale ka prangosur 24-vjeçarin Xhanelo Tarja ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Në pranga ka përfunduar edhe një bashkëpunëtor i të riut.

Të fundit

“Lonely Planet”: Ja udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë

  Vitet e fundit, duket se të gjithë po flasin për pushime në Shqipëri. Dhe sipas shumë udhëtarëve, viti 2025...

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli...

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e Bjellorusisë, nga pushtimi nazist. Ky...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi...

Lajme të tjera

Web TV