Lajm i fundit/ Dalin emrat e dy ushtarëve të sulmuar me lëndë kimike në Gramsh

Dy ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë mbetur të lënduar nga sulmi i dy shtetasve rusë në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ata janë dëmtuar në fytyrë dhe në sy, pasi në drejtim të tyre është hedhur lëndë kimike.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e dy ushtarëve, që janë Aldo Bici dhe Ardian Caka.

Ushtarët nga spitali i Gramshit janë transportuar për në QSUT për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël.