“Jemi turistë”/ Si u kamufluan rusët për 1 javë, ja çfarë u gjet në çantën e 24-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Të tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë janë kapur nga policia. Sipas burimeve ata ishin pikasur duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë me forcë në perimetrin e uzinës, pro janë ndaluar nga rojet ushtarake shqiptare.

Gjatë ndalimit të rusëve Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zori janë sekuestruar tre pasaportat që këta persona mbanin me vete.

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e Antiterrorit, tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por zbulimi i pajisjes së kamufluar si aparat fotografik ka ngjallur dyshime se mund të jetë agjentë të shërbimit sekret rus.

Dyshohet se këta shtetas rusë kanë ardhur në vendin tonë para shtatë ditëve dhe në qytetin e Gramshit ndodhen prej tre ditësh.

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV