Një tjetër shqiptare shkëlqen në Europianin e Atletikës… me flamurin grek!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suksesi i Luiza Gegës padyshim që ka lumturuar të gjithë tifozët shqiptarë anembanë, dhe ka qenë lajmi i ditës.

Mirëpo, një tjetër shqiptare ka shkëlqyer në Europianin e Atletikës, ndonëse me flamurin grek. Ajo është Elina Xhengo, që fitoi medalje të artë në hedhje shtize dhe u shpall kampione e Europës.

Ajo ka lindur në Greqi më 2 shtator 2002 dhe prindërit e saj janë emigrantë shqiptarë. Ata luftuan shumë dhe janë krenarë, siç është e gjithë Greqia, për arritjen e madhe të Elinës.

Xhengo, në fakt prej shumë vitesh ka tentuar të garojë me Greqinë por nuk lejohej pasi nuk kishte ende dokumentet e nënshtetësisë greke. Sportistja ia doli dy vite më parë dhe që atëherë nuk ndalet më, duke siguruar sukses pas suksesi, pavarësisht moshës së re, siç ishte medalja e artë në Europianin e Atletikës.

“Në atë kohë, nuk kishte ndjenjë më të keqe se ajo që ndjeja unë. Të lindësh në Greqi, të rritesh në të dhe të ndihesh i huaj. Po, prindërit e mi janë nga Shqipëria. Nuk do ta mohoj dhe as nuk do të kem turp ta them. As nuk do ta fsheh që edhe unë ndihem shqiptare. Por unë kam lindur në Greqi. Dhe unë e dua Greqinë!”, deklaroi pak kohë më parë Xhengo rreth tentativës për të marrë nënshtetësinë greke dhe për të garuar me flamurin e saj në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV