Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Një 20-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën e saj, nga familjarët, në rrugën Panorama në kryqytet.
Nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.