“Festival”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet dhe java e tretë e sezonit futbollistik, e cila na dhuroi disa ndeshje fantastike. Sot fokusi i mediave sportive kthehet tek paraqitjet e skuadrave të mëdha gjatë kësaj fundjave.

Ndjekim disa nga disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

“La Gazzetta dello Sport” hapet me kampionët që shpëtojnë veten me Atalantën: “Milano, Gasp të kushton”. Ndeshja e parë e madhe e sezonit përfundon në barazim.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 22/08/2022

“Kvarastella” është titulli i “Corriere dello Sport”. Drita e re gjeorgjiane e Napolit: dyfishi dhe Monza e mposhtur (4-0).  Spalletti kalon në epërsi ndaj Interit.Prima Pagina Corriere dello Sport 22/08/2022

“Tuttosport” ka shkruar dhe “Genova për të: nata e Vlahovicit”. Kundër Sampdorias gjithë Juve e shtyn Dusanin: i ngarkuar pas dygolëshit ndaj Sassuolos.Prima Pagina Tuttosport 22/08/2022

“Tchouameni trashëgimtari” është titulli i madrilenes “AS”. Francezi udhëhoqi Madridin në ditën e parë pa Casemiron me numra të ngjashëm. Ai mori pjesë në tre nga katër golat kundër Celta.Prima Pagina AS 22/08/2022

“Mundo Deportivo” hapet me fitoren fantastike të Barcelonës dhe shkruan: “Shoqëria e pakufizuar: Lewandowski-Ansu Fati”. Polaku me një dopietë dhe Fati me një gol e dy asistime sulmuan Anoetën.Prima Pagina Mundo Deportivo 22/08/2022

“Spanja me medalje të artë” ka shkruar prestigjozja “Marca”. Mariano Garcia i Spanjës fiton titullin europian në garën 800 metra për meshkuj.Prima Pagina Marca 22/08/2022

“Sport” gjithashtu e kthen fokusin e saj tek katalanasit duke e theksuar performancën e tyre si një “Festival”. Barça arriti fitoren e parë të Ligës me një paraqitje sulmuese në pjesën e dytë.Prima Pagina Sport 22/08/2022

“Ferri i Tyson-it, si kushëriri i vrarë me thikë”, është titulli i “The Sun”. Dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen ku ka pësuar lëndime të rënda edhe një 17-vjeçar. Gazeta shton se sportisti 34-vjeçar ka bërë thirrje për dënime më të ashpra për “idiotët që mbanin thika”.Faqja e parë e The Sun, 22 gusht 2022

Të fundit

‘Jam zgjuar i mërzitur se më vjen keq për Gjuzin dhe…’/ Rama ironizon listat e PD-së

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar...

Tuneli i Murrizit hapet me 14 Mars/ Rama: Më në fund plasi syri i keq

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë...

‘Bufi ushqehet me minj!’/ Rama e la jashtë listës së sigurtë, reagon Pandeli Majko

Një nga figurat më të spikatura të PS, Pandeli Majko, ka zyrtarizuar kandidimin e tij për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti socialist,...

Emrat për 11 Majin dolën, nis “lufta” PS – PD sot në Kuvend

Pak orë pasi depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11...

VIDEO/ Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Tuneli pritet të hapet më...

Lajme të tjera

Web TV