“Jemi turistë”/ U kapën në uzinën e Poliçanit duke bërë foto, lirohen 4 çekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uzinës së Poliçanit, ku dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po bënin foto, janë lënë të lirë nga policia.

Çekët do të hetohen në gjendje të lirë, siç raporton BalkanWeb. Sipas gazetares Lala, turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë. Ndërkohë, prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet në gjendje të lirë për këta shtetas.

Arrestimi

Siç raportoi edhe dje policia, dy çekë, shtetasit me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, pasi kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit, kishin qëndruar aty për disa orë. Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, konkretisht shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.

 

 

Gjatë ndalimit të tyre nga policia, 4 shtetasit çekë pohuan se ishin turistë dhe se kishin humbur rrugën. “Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur çekët.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV