Gramshi, jo rasti i parë/ Ja si “u spiunua” baza e Kuçovës dhe Defender Europe 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turistë, biznesmene apo spiunë? Ngjarjet ne Gramsh e Poliçan nuk përbëjnë të parën herë kur shtetas rusë e cekë i kushtojnë një vëmendje jo të zakontë objekteve ushtarake e uzinave të armëve në Shqipëri e përpiqen të sigurojnë pamje të tyre.

Vitin që shkoi, autoritetet shqiptare nisën të hetonin dy shtetas rusë e pesë çekë nën dyshimet për spiunazh ushtarak të kryer gjatë stërvitjes “Defender Europe 2021”. Asokohe u tha se çekët kishin qenë duke fotografuar bazën e NATO-s në Kuçovë si dhe stërvitjet e trupave amerikane në Durrës. Dy shtetas rusë u vendosën po kështu nën hetim nga Prokuroria e Tiranës; njëri prej tyre, Vladislav Cherkasov kishte hyrë në vend në 12 maj të vitit të kaluar dhe me vete iu gjet një dron. Si destinacion të tijin kishte shpallur Durrës, e kjo pikërisht në kohën kur atje zhvillohej stërvitja e rëndësishme ushtarake.

Georg Budanov sakaq hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar në Evropë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore me datën 10 maj, nën argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri. Ministria e Jashtme ruse reagoi asokohe me akuzat se e gjithë kjo, nuk ishte gjë tjetër sipas saj, veçse propagandë e NATO-s.

Marrëdhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Moskës kanë qenë të ftohta së fundmi. Në janar, Shqipëria dëboi një diplomat rus, Aleksei Krivosheev, për mosrespektim të rregullave të Covid 19. Në vitin 2018, ndërkohë dy diplomat të tjerë rusë qenë shpallur “non grata”, me argumentin se aktiviteti që kryenin  nuk ishte në përputhje me statusin e tyre diplomatik. Rusia më pas dëboi dy diplomatë shqiptarë nga ambasada shqiptare në Moskë.

Lexo edhe :  Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

Majin e këtij viti sakaq, u ndaluan nën dyshimet e spiunazhit ne aeroportin e Rinasit edhe dy shtetas britanikë të cilëve iu gjetën në bagazh radiotransmetuese të padeklaruara pranë autoriteteve. Ata vetë dolën me pretendimin se ishin inxhinierë IT, të apasionuar pas radiove amatore./ Top Channel

Të fundit

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon...

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi...

Shkodër-Lezhë, makina përplaset me motorin, plagoset 26-vjeçarja

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas raportimeve, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58...

Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr....

Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

E ardhmja e Manchester United nën pronësinë e familjes Glazer ka hyrë në një fazë të re, pasi një klauzolë e rëndësishme në marrëveshjen...

Lajme të tjera

Web TV