Fitoi medalje ari në Europianin e Atletikës/ Grekët ‘pushtojnë’ aeroportin për shqiptaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suksesi i Luiza Gegës padyshim që ka lumturuar të gjithë tifozët shqiptarë anembanë. Mirëpo, një tjetër shqiptare ka shkëlqyer në Europianin e Atletikës, ndonëse me flamurin grek. Ajo është Elina Xhengo, që fitoi medalje të artë në hedhje shtize dhe u shpall kampione e Europës.

Ajo u kthye në Greqi, ku qindra njerëz e pritën 19-vjeçaren, ku familjar, të afërm, miq edhe shumë të tjerë pushtuan aeroportin “Macedonia”.

Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas atij triumfi të paharrueshëm.

Ajo ka lindur në Greqi më 2 shtator 2002 dhe prindërit e saj janë emigrantë shqiptarë.  Xhengo, në fakt prej shumë vitesh ka tentuar të garojë me Greqinë por nuk lejohej pasi nuk kishte ende dokumentet e nënshtetësisë greke. Sportistja ia doli dy vite më parë dhe që atëherë nuk ndalet më, duke siguruar sukses pas suksesi, pavarësisht moshës së re, siç ishte medalja e artë në Europianin e Atletikës.

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV