Ngjashmëri e frikshme! Rusja e arrestuar në Shqipëri na kujton të gjithëve Anna Delvey

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për aktivitet spiunazhi zbulojnë se ka hyrë në bazat ushtarake shqiptare. Svetlana Timofeeva ka publikuar gjithashtu për ndjekësit e saj në rrjete sociale këto zona duke përshkruar detajet e sigurisë së tyre.

33-vjeçarja duket se është e apasionuar pas gjërave të vjetra, këtë e tregojnë fotot e shumta që rusja ka shkrepur në këto zona. Hetimet për përfshirjen e së resë si agjente vijojnë nga autoritetet shqiptare, por megjithatë në rrjete sociale Svetlana Timofeeva është një blogere e cila numëron mjaft ndjekës dhe herë pas herë ndan me ta disa nga ‘aventurat’ e saj.

Inventing Anna' Review: A Rorschach Test for How You Feel About the  American Dream

Mirëpo, pamja e saj me syze, me flokët dhe fytyra pa shumë emocion ka bërë që shumë njerëz në rrjet ta krahasojnë me Annën e New York-ut.

Me siguri e njihni historinë e blogeres mashtruese në New York, Anna Delvey, që ende sot vuan dënimin në burg.

Anna është një ruse që kishte emigruar në moshë të vogël në Gjermani, që adhuronte jetën luksoze dhe arriti të futej në mes të elitave të New Yorkut. E fshehur në petkun e një trashëgimtareje, ajo arriti të merrte para borxh dhe ishte gati për të marrë një kredi shumë-milionë dollarëshe për të ndërtuar një qendër restorantesh, por në fund u zbulua që ishte vajza e dy emigrantëve dhe jo një trashëgimtare e pasur. Gjyqet e saj kanë qenë shumë të famshme në Amerikë madje ajo ka krijuar shumë fansa, që çuditërisht e pëlqejnë.

Rusja e arrestuar në Shqipëri, a ju kujton Anna Delvey?

Është bërë edhe një serial nga Netflix që ka thyer rekorde shikueshmërie.

Ndoshta syzet, ngjyra e flokëve apo dhe pamja, i bën të ngjasojnë, por mbase i bashkon edhe manipulimi…

Lexo edhe :  Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

 

 

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV