Qeveria gjermane plan masash për kursimin e energjisë, nga shtatori kufizohet ndriçimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë gjatë sezonit të dimrit. Sipas planit të hartuar ndriçimi dhe ngrohja do të kufizohen në ndërtesat publike. Qeveria synon të ulë përdorimin e gazit me 2%. Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë tha se ky plan masash mund t’u kursejnë familjeve private, kompanive dhe sektorit publik rreth 10.8 miliardë euro gjatë dy viteve. Ky plan është pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë e Gjermanisë nga gazi rus.

Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, Gjermania merrte 55% të gazit të saj nga Rusia, por ajo e ka ulur këtë në 35% dhe është zotuar të përfundojë plotësisht importet. Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, u tha gazetarëve se vendi i tij dëshironte të çlirohej “sa më shpejt të ishte e mundur nga kontrolli i importeve ruse të energjisë”.

Duke filluar nga shtatori, ndërtesat publike, përveç institucioneve si spitalet, do të ngrohen në maksimum 19 gradë Celsius dhe ngrohja mund të fiket plotësisht në hyrje, korridore dhe holle. Monumentet dhe ndërtesat publike gjithashtu nuk do të ndriçohen për arsye estetike dhe bizneseve mund t’u ndalohet të mbajnë dyqanet e tyre të ndriçuara gjatë natës. Ngrohja e pishinave private gjithashtu mund të ndalohet.

Gjermania planifikon gjithashtu të zhvillojë fushata publicitare për t’u treguar vendasve se si mund të reduktojnë konsumin e tyre. Mes shqetësimeve për mungesat e dimrit, qeveria gjermane ka marrë masa për ngritjen e dy terminaleve të gazit natyror të lëngshëm në bregun e Detit të Veriut. Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë zotuar të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% këtë dimër – edhe pse kjo do të bëhet e detyrueshme nëse ka mungesa serioze.

Të fundit

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Ekonomia 2025/ Mes turizmit dhe thikës me dy presa të ndërtimit, shansi nga BE

Ekonomia ka shanse të përshpejtojë rritjen në 2025-n, e ndikuar nga turizmi dhe rimëkëmbja graduale e konsumit. Por varësia nga ndërtimi, rënia e industrisë...

“Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Jemi në fund të rajonit, arsimi prioriteti ynë

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se ka lënë Shqipërinë në vendin e fundit në rajon në...

Lajme të tjera

Web TV