Dy ekipe shqiptare pranë historisë, Ballkani dhe Shkupi përballen sot në ‘Fadil Vokrri’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani është pritës i Shkupit në ndeshjen e kthimit të ‘Play-Off’-it në Conference League.

Dy skuadrat shqiptare do ta zhvillojnë duelin e tyre më të rëndësishëm në histori, pasi fitorja do të thotë kualifikim në grupet e një gare europiane që më parë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Suharekasit kanë përparësinë e terrenit vendas, por edhe të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2-1.

Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica realizuan golat për Ballkanin në ndeshjen e parë, derisa Adetunji ishte realizuesi i vetëm për Shkupin.

Dueli mes dy skuadrave shqiptare zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë që pritet të jetë i stërmbushur.

Tanimë nuk ka mbetur asnjë biletë në shitje për këtë sfidë, derisa një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë nga Shkupi pritet të jenë prezent.

Si Ballkani ashtu edhe Shkupi kurrë më parë nuk kanë qenë në grupe të një gare europiane dhe kjo konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme në historinë e dy klubeve.

Të fundit

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV