VIDEO/ Sherr i frikshëm në Holandë, përplasje mes tifozëve të Fiorentinës dhe Twentes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mega-përleshje ka ndodhur midis tifozëve italianë të Fiorentinës dhe holandezëve të Twentes në qendër të Enschede, ditën e djeshme.

Përplasje mes tifozëve ka ndodhur pak pas 21:00 në qendër të qytetit holandez.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, shihen disa fansa të ekipit violë që dalin nga hoteli i tyre dhe përballen me ultrasit agresivë të Twentes.

Holandezët, rreth njëqind a më shumë, fillimisht hedhin karrige dhe sende të tjera, ndërsa tifozët e Fiorentinës fillojnë t’i ndjekin me shkopinj në duar.

https://twitter.com/HooligansTV_eu/status/1562730667943002112?s=20&t=fclFz9DD8OpzyFiMvM_R4g

Situata e nisur me brohoritje dhe ofendime degjeneroi shpejt në dhunë kur holandezët nisën t’i godasin tifozët vjolë që po ngjisnin shkallët.

Pamjet janë shumë të dhunshme dhe “dajaku” nuk kursen askënd, me disa tifozë që mbeten të shtrirë përdhe.

Goditjet me grushte, shkelma, karrige zgjasin rreth pesë minuta ndërsa policia e pranishme në vendngjarje qëndron në largësi në pritje të përforcimeve.

https://twitter.com/HooligansTV_eu/status/1562730667943002112?s=20&t=fclFz9DD8OpzyFiMvM_R4g

Të fundit

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”....

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Intervistë exclusive me sopranon e njohur të skenave ndërkombëtare Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë E lindur në Tiranë, Blerta Zhegu nisi studimet në qytetin e saj të...

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të...

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok  Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Lajme të tjera

Web TV