As në Mars, as në Tokë! Elon Musk është miliarder, por e lë të ëmën të flejë në ‘garazh’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu më i pasur i botës do ta shpenzojë të gjithë pasurinë që ka krijuar në planetin Tokë, për të ndërtuar një qytetërim në planetin Mars. Si një biznesmen i zoti që është, Elon Musk e di që projektet e mëdha kërkojnë investime të mëdha dhe ndonjëherë as zotërimi i pasurisë më të madhe në planet nuk mjafton.

Sigurisht që ky vendim i tij ka “pasoja” të drejtpërdrejta edhe për personat e tij.

Midis tyre është dhe nëna e tij, Maye. Siç tha modelja 74-vjeçare për Times, ajo e kupton plotësisht vendimin e djalit të saj.

“Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi plot me raketa”, tha ajo. Kjo nuk e shqetëson aspak pavarësisht se sa herë që dëshiron vizitojë në Teksas, detyrohet të flejë në… “garazh”.

 

Rreth një vit më parë, Elon Musk zbuloi se do të hiqte dorë nga të gjitha pasuritë e tij, duke shkruar në Twitter: “Po shes pothuajse të gjitha pasuritë e mia fizike. Nuk do të kem më shtëpi. Nuk kam nevojë për para, ato thjesht të rëndojnë”.

Por ndryshe nga djali i saj, Maye zbuloi se nuk ka interes të shkojë në Mars.

 

Të fundit

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut ashtu edhe të vendit të...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Lajme të tjera

Web TV