I shpallur në kërkim, kush është 20-vjeçari, djali i ish-trajnerit të Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit.

Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë njëri nga dy rinjtë e shpallur në kërkim, konkretisht Tornato Fusha është i biri i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha.

Dyshohet se dy vite më parë mes tij dhe Albano Bruçit kanë pasur një konflikt, për motive të dobëta. Si pasojë e konfliktit, Albano Bruçi e ka lënë të plagosur të riun.

Sakaq, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” . Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.

Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar. Ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se nuk i njeh autorët.
Alban Bruçi është person i njohur për policinë e Shkodrës pasi ka qenë i ndaluar nga policia si i dyshuar për tentativë vrasje ngjarje e ndodhur në 2016-en. Ai ka bërë një vit burg.

Të fundit

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori...

Lajme të tjera

Web TV