Gara për kreun e FRPD, 6 emra për të zëvendësuar Këlliçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas afro 7 vitesh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka hequr dorë nga drejtimi i të rinjve demokratë duke i qëndruar mandatit të tij të deputetit. Në garën e nisur prej disa javësh janë përfshirë 6 të rinj që në vitet e gjata të opozitës së PD janë angazhuar në aksionet politike të demokratëve në Tiranë, por edhe në rrethe.

Pjesë e garës për Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferri dhe Mariglent Doçi. Juristë, arkitektë, gazetarë dhe ekonomistë janë pjesë e garës për forumin rinor të PD.

Përtej drejtimit të forumeve në rrethe të tjerë kandidatë kërkojnë që të jenë ata liderët e të rinjve demokratë në të gjithë vendin.

Gara e fundit e forumit rinor të PD, ishte një trampolinë e fortë drejtë politikës për Belind Këlliçin, Ervin Salianjin dhe Ori Nebiajn, por a e shohin si një mundësi të artë këtë garë për tu rritur politikisht edhe kandidatët e përfshirë në këtë garë?

Pozicionimi i të rinjve të FRPD në krah të Sali Berishës, lëvizi jo pak ujëra brenda demokratëve deri kur Berisha erdhi në krye të Partisë. Por teksa kërkojnë hapësira për të pasur më shumë përfaqësim të tyre dhe flasin për një politikë të re në Partinë Demokratike, a ndihen kandidatët e Forumit të Rinor të PD komod kur në krye të PD është rikthuer Sali Berisha?

Gara për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbahet në 1 tetor përmes parimit një anër një votë në të gjithë degët e PD.

Të fundit

Brenda bunkerit për ‘ditën e fundit të botës’/ 15 gjërat që do t’ju mbajnë gjallë

Një çift nga Montana i është drejtuar “përgatitjes” në shkallë të plotë në përgjigje të tensioneve globale në rritje,...

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur...

Lindjet/ 1 mijë bebe më pak, qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Autori lë spitalin dhe dërgohet në komisariat (VIDEO)

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në...

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia...

Lajme të tjera

Web TV