Formula 1/ Redbull dhe Verstappen të papërmbajtshëm, 1-2 podium në Belgjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, një garë ku piloti holandez u nis nga vendi i 14-të dhe e përfundoi atë i pari. Ai ishte i papërmbajtshëm në këtë garë, duke bërë një paraqitje te shkëlqyer dhe parakaluar një e nga një të gjithë rivalët.

Një fitore që e afron edhe më shumë Verstappen me titullin kampion, pasi shkëputet edhe më shumë me ndjekësit. I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, ndërsa në vendin e tretë u rendit Carlos Sainz me Ferrari.

Një garë për t’u harruar kjo për Charles Leclerc me Ferrari, që u klasifikua i gjashti (u nis nga vendi i 15-të). Ai mori edhe një penalitet prej 5 sekondash, duke humbur një pozicion pas garës.

Ferrari në këtë garë la shumë për të dëshiruar, duke mos qenë në ritmin e Red Bull, shumë e shpejtë. Sainz u nis nga “pole position”, e ruajti kreun në pjesën e parë të garës, por më pas u detyrua të hapë krahun ndaj dy makinave Red Bull, që ishin më të shpejta.

Leclerc pati mjaft probleme që në start, duke mos patur ritmin e Verstappen, që ishte shumë i shpejtë (16 pikë më shumë se monogasku). Një garë për t’u harruar.Winners and losers from Formula 1 Belgian Grand Prix qualifying : PlanetF1

Të fundit

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Lajme të tjera

Web TV