Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Dosja Meta”/ SPAK sprovon veten, deri ku mund të shkojë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e vrullshme ndaj Ilir Metës nga Struktura Anti-Korrupsion trazon ujërat e ndenjura të “moçalit politik”. Si pritet të përfundojë kjo çështje dhe a do të ketë ndikim politik”. Rreth kësaj çështje dhe zhvillimeve që priten në këtë vjeshtë komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Në muajin gusht ndodhi një fenomen disi ndryshe: Opozita është marrë pa pushim me Edi Ramën, ndërsa drejtësia është marrë me opozitën. Pikërisht në këto ditë të nxehta ku të gjithë janë pushim përveç prokurorëve e gjyqtarëve të “gatshëm për masat e sigurisë”, doli vrik nga SPAK dosja e Ilir Metës, e vënë në lëvizje nga denocimi i një muaji më parë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK nxitoi që të fillonte hetimet duke dërguar tre shkresa paralele: Komisionit Qendror Zgjedhor, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Bankave të Nivelit të Dytë. Të gjitha këto për të hetuar ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit, i cili sot ka në xhep vetëm çelësat e zyrës së ish-LSI-së… Kjo duket disi një levizje politike edhe nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ju drejtuar shefit të SPAK Arben Kraja si “spurdhjak i partisë së Rilindjes”. Megjithatë, gjithë aludimi se kjo është një lojë politike që “frikson” apo “fundos” do të shihet se si do të shkojnë hetimet për Ilir Metën dhe paratë e partisë së tij, që dikur kalonin për lobime në SHBA, qoftë edhe për ndonjë foto. Ves i hershëm i liderëve tanë politik, që në provincialitet mendor gjykojnë se do bindin për të marrë ca vota më shumë nga “qytetarët provincialë”. Po kjo është një histori e shkuar, e cila mund të diktojë të ardhmen politike. Nëse Meta gozhdohet me fakte dhe prova, që do të kalojnë edhe në filtrinin e të paktën tre shkallëve të gjyqësorit, atëherë gjithkush duhet të heshtë dhe të presë gjuetinë tjetër të radhës nga “rrjerat e SPAK” që herë pas herë mund të sjellin ndonjë “peshk të madh” që është rritur në këto 31 vite zullume dhe demokraci hibrite. Dyshimet për një “kontroll politik” të SPAK-ut nga ana e mazhorancës janë ende të mëdha dhe hapja e “dosjes Meta” lexohet thjesht si një urdhër politik për të përdorur si instrument sistemin e drejtësisë. Pikërisht këtë aludim SPAK është i detyruar që ta heqë. Koha jo shumë e largët do i japë përgjigje shumë pikëpyetjeve që ngrihen në hapitatin ku rritet me shumicë dyshimi, sulmi ndaj tjetrit dhe lufta e madhe për të mbajtur pushtet, apo për të marrë pushtet. Po sikur SPAK në vijim të shkundë fort deri në “dëmtim themelesh” nga pjesa e mazhorancës? Mallkuesit e përhershëm që urojnë politikanë paçka se gjithnjë i votojnë kanë të drejtë të gëzohen, ndërsa pjesa tjetër do dhe duhet ta shohë si hapi i madh drejt funksionit të një drejtësie normale, e cila ka munguar për shumë dekada. Vapa iku me gushtin, priten reshje politike të rrëmbyeshme…

Të fundit

“Mori milionerin maqedonas”, Adelina Tahiri tregon arsyen përse nuk bëri dasmë

Këngëtarja Adelina Tahiri, ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë sesi e ka kaluar periudhën e saj...

Me presh dhe lopatë në parlament, Sula i kërkon qeverisë të përqëndrojë buxhetin

Deputeti demokrat Dashnor Sula në prag të nisjes së debatit maratonë në paralment, për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale...

Tabaku për Buxhetin 2025: Duhet të fokusohet në arsim dhe shëndetësi

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar në rrjetet sociale projektbuxhetin e vitit 2025. Ajo shprehet se njësoj si 11 buxhetet e viteve...

Çfarë i shtyn njerëzit të merren me sporte ekstreme?!

Jumping, ngjitja e lirë, surfimi dhe biçikleta malore në zbritje janë vetëm disa nga sportet e shumta ekstreme që vitet e fundit kanë fituar...

Ish e dashura e Mevlanit pjesë e BBVA4? Ja si përgjigjet Livia Brunga

Livia Brunga, e ftuarnë një program televiziv ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e saj ndaj ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Mevlan Shaba. Në bisedën me...

Lajme të tjera

Web TV