U arrestua në prezencën e gruas / Ja çfarë deklaroi në polici Arsen Muskurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsen Muskurti, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, u arrestua në rrugën ‘5 Maj’ teksa ishte në shoqërinë e gruas së tij dhe një prej 7 fëmijëve.

Pak pas arrestimit, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa tha se armën me të cilën i mori jetën vëllait dhe kunatës së tij e ka hedhur.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës se Tiranës në një prej rrugicave që lidh ‘Rrugën e Kavajës’ me Rrugën ‘Myslym Shyri’, ku Arsen Muskurti 38 vjeç, ka qëlluar më pistoletë drejt vëllait të tij Dritanit, 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurtit, duke i lënë të dy të vdekur në vend brenda agjencisë turistike që ishte kthyer në ‘mollë sherri’ prej vitesh, dhe që menaxhohej nga dy viktimat.

Policia beri me dije se vrasja e dyfishte dyshohet se krye për shkak të konfliktit familjar që ka kulmuar me ndarjen pak vite me parë të dy vëllezërve nga biznesi i krijuar bashkë në 2009, dhe më pas agjencia i kishte kaluar në pronësi viktimës, Dritan Muskurtit. Por kjo ndarje, siç duket si ka pëlqyer autorit, dhe këtu nisi konflikti mes tyre. Ndërkohë, autori kishte në pronësi një dyqan me produkte të ndryshme, mes tyre dhe produkte kozmetike.

Autori u cilësua nga policia si fondamentalist, pasi më datën 13 gusht ai shkruan ne llogarinë e tij ne ‘Facebook’ se vëllai i tij Dritani është i mallkuar nga nëna me shpirt, duke paralajmëruar në një farë mënyrë tragjedinë.

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV