“Çmendet” moti në Shkup/ Rrugët kthehen në lumenj, era e fortë rrëzon pemët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre. Kjo është ajo çka ka ndodhur pasditen e 30 gushtit në Shkup.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, bubullimë dhe breshër shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Shumë rrugë u bllokuan nga uji, ndërsa erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa energji disa ndërtesa.

FOTO/ “Çmendet” moti në Shkup, rrugët kthehen

Përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar.

Po ashtu është bllokuar edhe rruga që çon drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo që çon drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

Veç Shkupit, reshjet e dendura kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.

FOTO/ “Çmendet” moti në Shkup, rrugët kthehenFOTO/ “Çmendet” moti në Shkup, rrugët kthehen

Të fundit

Gjekmarkaj në Rrëshen: Me PD në pushtet, nuk do ketë pension nën 200 euro

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Rrëshen....

‘Vdes Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që…

Një lajm i rremë se ka ndërruar jetë kreu u demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, ka sjellë edhe reagimin e këtij të fundit. Përmes një postimi ditën...

Analiza vjetore/ Proda: Policia rrugore duhet të jetë model në performancë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj...

Armela Hasaj për vrasjen e Ramazanit: Kam tentuar të vras veten

“Nuk dilja përjashta, sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose me dikë tjetër, sepse mendoja se do më dilte para. Pasi u martova...

Rama-popullit hebre: Shqipëria, gjithmonë shtëpia juaj. Ejani investoni!

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke i thënë popullit hebre se Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e...

Lajme të tjera

Web TV