Spiunët rus në Gramsh, mblidhen kryediplomatët e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, tha se Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen sot në Pragë për të diksutuar arrestimin e tre shtetasve rus nën akuzën dhënies së informatave sekrete dhe goditjes për shkak të detyrës. Gjithashtu në agjenden e diskutimeve do të jetë edhe çështja e “pasaportave të arta” që Shqipëria kërkon që t’i aplikojë për investitorët e mëdhenj të huaj.

Më 22 gusht 2022 në Uzinën e Gramshit dy rus dhe një ukrainas u arrestuan pasi kanë sulmuar dy ushtarë që ishin të gatshëm në ndërtetsën që ishte jashtë funksionit. Tre shtetasit e huaj ju hodhën sprai duke tentuar që të hynin në ambientet e brendshme të Uzinës. Kjo nuk u arrit, pasi ushtarët arritën që të vinin në dijeni autoritetet që mundësuan kapjen e tyre dhe ngritën dyshime se janë pjesë një rrjeti spiunazhi. Ngjarja që u shënua në Shqipëria do të ngrihet si çështje edhe në në Komisionin Europian edhe për shkak të luftës Rusi- Ukrainë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, në një intervistë për DW tha se kjo çështje do të diskutohet në Komisionin Europian. Ajo nuk është ndalur vetëm në këtë ngjarje, ajo ka folur edhe mbi rreziqet potenciale të zbatimit të projektit të qeverisë së Tiranës për dhënien e shtetësisë të huajve që mund të investojnë në Shqipëri. Për Komisionin Evropian, “Pasaportat e arta” të qeverisë Rama i hapin dyert krimit të organizuar. “Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët”, tha ndër të tjera Pisonero.

Cilat janë dispozitat e legjislacionit të BE, me të cilat bie ndesh projekti i qeverisë së Tiranës, për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve, që mund të investojnë në Shqipëri, pra dhënien e të ashtuquajturave, ”pasaporta të arta”?

Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja respekton të drejtën e vendeve sovrane për të vendosur mbi mënyrën e dhënies së shtetësisë. Në të njëjtën kohë, konteksti aktual i agresionit rus kundër Ukrainës, nxjerr më tej në pah, rreziqet që  paraqesin skemat e shtetësisë për investitorët e huaj  dhe nevojën e hapave të menjëhershme. Këto janë programe që ofrojnë shtetësinë në këmbim të një pagese ose investimi të paracaktuar dhe pa një lidhje reale me vendin në fjalë.

Lexo edhe :  Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Znj. Pisoreno-Hermandez, sapo përmendët rreziqet, por cilat janë ato nëse ky projekt megjithë paralajmërimet e KE, do të ecë drejt zbatimit?

Ana Pisonero-Hernandez: Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët.

BE hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë në korrik të këtij viti, pikërisht me rishikimin analitik të legjislacionit shqiptar, me synimin/ kërkesën shumëvjeare që legjislacioni kombëtar të jetë në përputhje me atë të BE-së. Sipas strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, procesi i anëtarësimit është i kthyeshëm nëse nuk ka progres në përmbushjen e kërkesave të këtij procesi. A përbën konflikti i këtij projekti me ligjin e BE një mundësi të tillë?

Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja po monitoron, në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE, çdo plan nga vendet kandidate për të futur skemat e shtetësisë. Aktualisht jemi duke përgatitur raportet e ardhshme vjetore të paketës së zgjerimit, që pritet të prezantohen në tetor.

Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen këtë javë, të mërkurën,  më 31 gusht në Pragë për të diskutuar arrestimin nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëvë në Shqipëri, në Gramsh dhe në Poliçan. Të dyja këto incidente tregojnë që paralajmërimet e BE-së për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, janë reale,të bazuara. Cilat janë pritshmëritë e BE-së nga ky takim? A do të jetë pjesë e agjendës së këtij takimi çështja e “Pasaportave të Artë” nga Shqipëria?

Ana Pisonero-Hernandez: Po ndjekim njoftimet për incidentin në objektin ushtarak në Gramsh. Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur i urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë.

Të fundit

Foto/ Paris Hilton feston ditëlindjen në avionin privat me fëmijët e saj

Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë”...

Aksident pranë aeroportit, kamioni merr para shtyllat elektrike

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit. Mendohet se një kamion i tonazhit të lartë...

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ajola Xoxa ka ankimuar...

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën...

Lajme të tjera

Web TV