Bastet vetëm online? Rama i prerë: S’ka më salla parazitësh, ku hidhen në erë kursimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj. Sot kryeministri Edi Rama organizon një dëgjesë publike për bastet sportive. Prezent janë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij këtë të mërkurë lidhur me diskutimin, duke konfirmuar se nuk do të ketë më hapje të sallave të lojërave të fatit, por po shkohet drejt formalizimit dhe lejimit të atyre vetëm online.

“Ne s’do kthehemni në asnjë mënyrë te sallat te lojërat te batërdia e lojërave të fatit as për baste as për makineta as për dreq e shejtan. E vetmja konsideratë është për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër. Pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë se duhet e kjo e duhet dhe ajo. Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë nuk do ketë”, tha Rama.

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV