Gledis Nano largohet nga Drejtoria e Policisë dhe përshëndet mediat (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gledis Nano është larguar mesditën e sotme nga zyra. Ai ka lënë ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, duke ecur përballë kamerave të gazetarëve.

Siç shihet dhe në këtë video të siguruar nga Euronews Albania, Nano del i qeshur nga selia qëndrore e Policisë dhe i drejtohet makinës. Ministri Bledi Çuçi njoftoi sot se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte marrë vendimi i shkarkimit.

“Sot, Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon reagim më të fortë dhe menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit.

Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt do ju lajmërojmë edhe për edhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, u shpreh sot Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Të fundit

Gjumi letargjik që ka zënë Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë!

Nga Spartak Ngjela Po qeveria Rama, çfarë po bën. Kur në një shoqëri që jeton në shtetin e vet; gjendja shoqërore...

Kozmonautja Valentina Tereshkova gruaja e parë që doli në hapësirë

Valentina Vladimirovna Tereshkova lindi më 6 mars 1937, në Maslennikovo, një fshat i vogël pranë Jaroslavlit, Rusi. Ajo vinte nga një familje e thjeshtë...

Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka analizuar zhvillimet e fundit të konfliktit mes Iranit dhe...

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe po bëjnë thirrje për qetësim...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Lajme të tjera

Web TV