I mori jetën vëllait dhe kunatës, Gjykata lë në burg Arsen Muskurtin, përlotet në seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Arsen Muskurtin. Ky i fundit u shfaq i përlotur në sallë, i heshtur dhe nuk lëvizi nga vendi, raportojnë mediat.

Avokati i tij  ka thënë sot në gjykatë se klienti i tij e kishte armën me leje dhe se ka bërë 7 kallëzime ndaj kunatës dhe vëllait të tij.

Sipas avokatit, Suad Idrizi, autori i cili sot u la në burg është vetëdorëzuar ditën e ngjarjes dhe nuk ka tentuar të largohet. Mësohet se avokati ka kërkuar të kryhet akt ekspertimi mendor për klientin e tij, pasi në vitin 2018 Arsen Muskurti ka marrë mjekime për shkak të gjendje së tij mendore.

Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia, ndërsa arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit e tij dhe jo në një kosh mbeturinash, siç kishte deklaruar.

38-vjeçari vrau Alban dhe Nora Muskurtin dy ditë më parë brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat.

Ndaj Arsen Muskurtit janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV